Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe zëvendësministër i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nëse LDK-ja dhe LV-ja i kanë 51 deputetë lirisht ta rrëzojnë Qeverinë.
Ky reagim i tij vjen pasi sot zyrtarët e Listës Serbe janë shprehur të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës nëse opozita siguron 51 vota.
“Që i ka 51 deputetë LDK-ja dhe LV-ja (që për 100 %-shin dhe Ushtrinë e “rrëzojnë” Qeverinë?!) Lirisht, sot le ta bëjnë!”, ka shkruar Krasniqi.