970×90
970×90
970×90
970×90

Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ka shqetësime për dakordimin e palës kosovare për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit si resurs i madh ujor i Kosovës.

“Ideja se mund të ketë një bashkëpronësi (të liqenit), është shqetësuese jashtë kontekstit të njohjes reciproke (Kosovë-Serbi). Shtetet që e njohin njëra-tjetrën arrijnë marrëveshje që janë edhe në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave. Këtë jashtë kontestit të njohjes reciproke, e shohim të rrezikshme për shkak të mundësisë së hapjes së çështjes së resurseve tjera të Kosovës”, është shprehur Krasniqi në DebatPlus në TV Dukagjini.

Një tjetër shqetësim ai ka përmendur hyrjen e Kosovës në mini-Shëngen, kundër të cilit janë shprehur më herët krerët e institucioneve të Kosovës.

PDK e refuzuar ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë, por Krasniqi thotë se kjo parti ka mbështetur arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në Uashington, gjë e cila nuk ndodhi në tavolinën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne si PDK e kemi mbështetur delegacionin dhe mbështesim një marrëveshje që i jep fundin një konflikti. Kjo nuk ndodhi. Shkuarja me një delegacion të madh atje nuk ka qenë serioze”, tha Krasniqi, duke shtuar se në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën.

Krasniqi e ka quajtur jetike përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut, pas rrezikimit të raporteve nga ana e ish-Qeverisë Kurti, teksa ka shtuar se në takimin në Shtëpinë e Bardhë s’ka pasur ‘thika mbi harta’ sikurse kishte thënë kreu i Vetëvendosjes rreth shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi.

Related posts