970×90
970×90
970×90
970×90

Krasniqi i reagon Kurtit: Paratë e pista janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit

Krasniqi i reagon Kurtit: Paratë e pista janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vetëm njerëzit e Qeverisë Kurti akuzohen për afera politike.

Krasniqi e bëri një deklaratë të tillë duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Kurtit, i cili tha se ”regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e pista”.

”Paratë e pista në Kosovë ka vetëm në paratë e mafisë energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Këto janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend, sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera politike”, tha Krasniqi, teksa shtoi se çdo fjalë e Kurtit e thënë në ditë e fundit është pjesë e fushatës zgjedhore.

Krasniqi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale? Me rendësi qytetarë i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë, sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion të udhëhequr nga një ushtrues detyre më shumë se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për dy orë”, tha Krasniqi, për RTV21.

Ai tutje ka shtuar se kjo qeveri e ka ”shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet”.

Krasniqi ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur më pak investime të huaja.

Sipas tij, të vetmet investime të huaja janë nga bashkatdhetarët tanë.

”Bizneseve private do t’ia heqim lakun nga fyti. Problemi esencial është se kemi një parti politike e lider, që esencialisht në bindje të veta është antikapitalist që është mosbesues ndaj sektorit privat. Që nuk mendon se ndërmarrësia private i jep zhvillim ekonomik vendit”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se “s’ka investime të huaja në Kosovë të vetmet investime janë diaspora investime kur s’kanë qenë më të vogla”.

Krasniqi ka thënë se mandati i Qeverisë Kurti ka qenë një mundësi e humbur, pasi që s’ka trajtuar tema që preokupojnë familjen

Related posts