Shumë kandidatë të tjerë për kryetar e asamblistë ose e kanë numrin personal gabim, ose nuk janë banorë të komunave, ku ata synojnë të garojnë, shkruan Gazeta Projekti.com
Këshilli Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, në një përgjigje për Gazeta Projekti thekson se duke u thirrur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjin për zgjedhjet lokale, partitë politike kanë mundësi të paraqesin përmirësimet për të gjithë ata kandidat për të cilët KQZ ka evidentuar parregullësi.
“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektete politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet Brenda afatit të caktuar nga Zyra.
Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet. Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonnjë kandidati’’ përfundon përgjigja nga KQZ.