![KQZ-ja publikon raportet financiare të partive politike për vitit 2019](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/11/E7C2DC91-1139-477E-A9E5-0953126CB964.jpeg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike, të cilat i përkasin vitit 2019.
“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin: ‘Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit’”, ka njoftuar KQZ-ja.
Ky komision ka bërë me dije se pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në uebfaqen e KQZ-së.
Linku i raporteve financiare të partive politike për vitit 2019: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-%20financiare-te-audituara/.