
Motrat e famshme Kardashian nuk e kanë fare problem që të zhvishen para kamerave dhe jo të rralla janë imazhet provokuese që ato publikojnë.
Së fundi, një fotosesion i cili nuk la vend për imagjinatë ishte edhe motra e madhe e familjes, Kourtney Kardashian, shkruan Indeksonline.

39 vjeçarja ka postuar një imazh bardh e zi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku edhe ka provokuar gjysmë e zhveshur derisa ka mbuluar gjoksin me duar.

“Diamanti është miku më i mirë i femrave” ka shkruar Kourtney duke iu referuar qafores prej diamanti që mbante në qafë.
Ndryshe, Kourtney aktualisht është beqare ndërsa është nënë e tre fëmijëve.