-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, është kthyer në Prishtinë, për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Kouchner, ish-ministër i Jashtëm i Francës në kohën e presidencës së Nicolas Sarkozyt, ka thënë se Kosova ka përparuar ndër vite, ndonëse këtë sipas tij, vendorët e kanë zor ta vërejnë.
Diplomati francez, që ka udhëhequr Kosovën menjëherë pas luftës, ka folur edhe rreth seancës solemne të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, për 10-vjetorin e Pavarësisë, të dielën.
Kouchner, pjesëmarrës në këtë seancë, bashkë me shumë figura të njohura të huaja, ka pasur një vërejtje rreth organizimit.
Ai ka thënë se në këtë seancë, asnjë evropiani nuk ia dha fjala.
“Kam parë që ka pasur shumë amerikanë, por jo mjaft evropianë”, është shprehur Kouchner.
“Jeni në Evropë, jo në SHBA. Po besoj që duhet t’u jepet fjala më shumë evropianëve sesa amerikanëve, edhe pse i dua ata”, ka thënë ai.
Nga mysafirët, fjalë rasti, para deputetëve, ka mbajtur kongresisti amerikan, Eliot Engel, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Express/p