970×90
970×90

Kosovës i duhet mbështetja e Perëndimit për marrëveshjen me Serbinë, thotë Haradinaj në Berlin

Kosovës i duhet mbështetja e Perëndimit për marrëveshjen me Serbinë, thotë Haradinaj në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Berlin, ishte pjesë e konferencës “Takimet Ndërkombëtare”.

Në këtë konferencë Haradinaj ka theksuar se në vitin 1999 Perëndimi ndërhyri në Kosovë, jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja më e drejtë për tu bërë.

Ai ka thënë se Kosova edhe sot ka nevojë për mbështetje, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë në kufijtë ekzistues.

“Sot, ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues, me paqe dhe respekt dhe për të mbyllur një kapitull tragjik në historinë tonë. Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe”, ka shkruar ai.

Related posts