970×90
970×90
970×90
970×90

Kosovarja në Gjermani, lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Kosovarja në Gjermani, lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur të premten në Leverkusen të Gjermanisë.

Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, për të cilën ishte e pazakontë dhe e habitshme.

“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.

Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi.

Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.

Pas një shtatëzanie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga  prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur.

I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.

“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.

Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.

“Kjo ishte gjithashtu një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare – kjo është shumë e veçantë “, thotë ajo.Gazeta Projekti

Related posts