970×90
970×90
970×90
970×90

Kosovarja i ligjeron NATO-s për trashëgiminë e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë

Kosovarja i ligjeron NATO-s për trashëgiminë e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë


Nora Visoka-Weller flet për rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës, me pasuri etnografike dhe arkeologjike u ekspozua në Beograd dhe që nga ajo kohë objektet kanë mbetur atje.


Të gjitha eksponatet e ekspozuara në Beograd janë origjinale, përveç monedhave të arit dhe medaljonit të perandorit Prob. Në lidhje me kthimin e artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka folur edhe Nora Visoka-Weller, e cila është e specializuar në ligjet mbi artin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Jam gjithmonë e lumtur të ligjëroj në vende të ndryshme, por është shumë e rëndësishme për mua të ngris vetëdijen për trashëgiminë e shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë”, thotë Visoka-Weller.

Nora Visoka-Weller nga Kosova është ligjëruese në akademinë prestigjioze për Studime të Sigurisë Shtetërore në Romë të Italisë. Me ftesë të shtetit Italian, gjegjësisht Ministrisë së Mbrojtjes ajo tani u ligjëron trupave të NATO’s dhe Interpolit mbi ndalimin e kontrabandimit të artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendet e pas luftës.

Visoka-Weller gjithashtu është studiuese brenda Kolegjit Selwyn në Universitetin e Kembrixhit. Sipas regjistrimit të eksponateve të bërë në vitin 1990, në Muzeun e Kosovës janë evidentuar 7.290 eksponate.

Ndërsa pas përfundimit të luftës, gjatë muajit qershor 1999, 13 arka me material etnologjik janë bartur nga Muzeu i Kosovës-Prishtinë, në Muzeun Etnologjik – Beograd.

Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me procesin teknik të rikthimit, por ka të bëjë edhe me zotërimin e së kaluarës, gjë me të cilën merret arkeologjia. Është thënë vazhdimit se Beogradi i mban këto artefakte për mbrojtje fizike, por edhe për mbrojtjen e identitetit kulturor serb, gjë që është e kërcënuar në Kosovë.

Është shumë e rëndësishme që këto artefakte të kthehen, për shkak se janë disa kryevepra, artefakte me vlerë e të rëndësishme dhe mbi të gjitha janë pjesë e kulturës së Kosovës. Ato janë një shpjegim i gjithë kulturës, nga sfondi historik dhe vlera e tyre është e pazëvendësueshme.

Related posts