
Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premtën që e lam pas qytezën Künzell në Gjermani. Një shqiptar 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij 52-vjçare duke e goditur me thikë në një park të qytezës.

Siç raporton media lokal Hessenschau, gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital por nga plagët e marra nuk ka mundur t’i mbijetojë operimit.
Sipas policisë, 52-vjeçarja u qëlluar me thikë në parkingun e makinave të premten pasdite.
Ndërkaq, pas aktit makabër kosovari u gjet në veturën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë