
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, Katar 2022.
Challandes do të ketë të vështirë këtë përballje sonte, por ai ka menduar formacioni më të mirë.
IndeksOnline mëson se trajneri, Challandes do të futet me formacionin 4-2-3-1.
Ujkani, Hadergjonaj, Aliti, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.
Pra, Kololli do të jetë në rolin e mbrojtësit të majtë, kurse Hadergjonaj mbrojtës i djathtë.
Ndërsa, Halimi dhe Kryeziu do të jenë para mbrojtjes tonë.