970×90
970×90

Kosova pranon 50 milionë euro nga Komisioni Evropian

Kosova pranon 50 milionë euro nga Komisioni Evropian

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot Kosova ka pranuar një transaksion prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian.

Murati nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Mikro-Financiare.

“Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare.”

“Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, shkroi ai.

Related posts