Shteti i Kosovës është pranuar me statusin e anëtarit të asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, e që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB-së.
Për këtë të arritur, meritat i janë adresuar zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Tashme në rrjetin social në “Facebook” po qarkullon një fotografi ku kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, e kanë futur në mes ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke bërë me gisht nga ai, për pranimin e Kosovës me statusin e anëtarit të asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.