970×90
970×90

Kosova po e mund koronavirusin, sot janë konfirmuar 57 raste

Kosova po e mund koronavirusin, sot janë konfirmuar 57 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe katër pacientë të prekur me coronavirus, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 611.


Po ashtu janë konfirmuar edhe 57 raste të reja pozitive, ndërsa numri  i të shëruarve vazhdon të jetë i lartë në krahasim me numrin e infektimeve të reja, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 137 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Related posts