970×90
970×90

Kosova në alarm nga COVID-19, kryetarët e komunave flasin pas marrjes së masave nga Qeveria

Kosova në alarm nga COVID-19, kryetarët e komunave flasin pas marrjes së masave nga Qeveria

Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë  vendime të veçanta për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova,  Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.

Në këto komuna është ndaluar hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej sonte në ora 20:00 e deri të hënën në orën 05:00 .

Periskopi ka kontaktuar me disa nga kryetarët e komunave në lidhje me masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari deklaron se këto masa kanë qenë më se të nevojshme për komunën meqenëse kanë një numër të madh të të infektuarve  edhe të viktimave nga koronavirusi.

‘’Kemi qenë të njoftuar me kohë nga Qeveria rreth masave të reja që do të merreshin. Kemi qenë në kontakt edhe me Asociacionin e Komunave. Këto masa janë të nevojshme për Komunën e Podujevës meqenëse kemi 145 raste aktive dhe 26 të vdekur. Besoj se me këto masa do të ndalet sado pak numri i rasteve pozitive me koronavirus’’, përfundon Rudari.

Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri shprehë pakënaqësi ndaj Qeverisë pasi që sipas tij, kryetarët do të duhej të informoheshin paraprakisht rreth marrjes së masave të reja anti-COVID-19.

‘’Nuk kemi qenë të informuar paraprakisht nga Qeveria. Kam qenë i informuar vetëm nga Asociacioni i Komunave. Unë mendoj që do të duhej të konsultoheshin me ne kryetarët e komunave nëpërmjet Asociacionit të Komunave, por pavarësisht asaj, ne do t’i zbatojmë vendimet e qeverisë.’’, përfundon Bahtiri.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova e përshëndet vendimin e ri të Qeverisë.

‘’Unë e pashë vendimin që e ka marr Qeveria dhe duhet ta respektojmë atë vendim. Ne kemi komuniku me kryetarët e komunave përmes asociacionit. Unë mendoj se ka qenë i duhur vendimi i Qeverisë në lidhje me masat e reja’’ përfundon Rugova për Periskopin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 22.934 dhe 732 raste të vdekjes ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221./PERISKOPI/

Related posts