
Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.
Kundërshtari në xhiron e gjashtë është shteti fqinj Mali i Zi, që ka humbur gjitha gjasat për kualifikim të mundshëm.
Ndeshja mes dy Përfaqësueseve fqinje do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë, më saktësisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Kosovën e mbanë në garë për kualifikim vetëm fitorja ndaj Malit të Zi, derisa malazezët vijnë për të marrë një rezultat pozitiv për prestigj.
Si në ndeshjet e kaluara, edhe sonte Kosovën priten ta mbështesin politikanët e vendit tonë nga tribunat.
I pari nga politikanët kosovarë që ka ardhur në stadium sonte është Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, raporton Zeri.


