![Kosova lejon hyrjen e kamionëve nga Serbia, që nuk bartin mallra serbe](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/E80544DC-DBA0-4861-A76C-E52AADFDF4EE.jpeg)
Në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar, po lejohet hyrja e kamionëve me targa serbe, por të cilët bartin mallra nga shtetet e tjera.
Ndërkohë, kamionët me targa serbe që bartin mallra serbe, vazhdon të mbesin të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata të mos hyjnë në territorin e Republikës, njofton RTK
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë hyrjen e kamionëve me targa të Serbisë si shenjë reagimi për kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, rast ky që ndodhi disa ditë më parë.
Policët ende po mbahen në paraburgim në serbi kurse faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Serbisë t’i lirojë ata menjëherë dhe pa kushte.