970×90
970×90
970×90
970×90

KOSOVA, KONTRIBUESE NË SIGURINË RAJONALE DHE BOTËRORE

KOSOVA, KONTRIBUESE NË SIGURINË RAJONALE DHE BOTËRORE

Një delegacion i MFSK-së në krye me sekretarin e përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, me ftesë të ministrit të Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster ka vizituar Londrën, ku ka zhvilluar takime zyrtare me Paula Hothersall, shefe e Politikës së gjerë evropiane dhe Nick Gurr, drejtor i Sigurisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj gjatë takimeve, ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes britanike me zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe situatën aktuale në vendin tonë.

Ai me këtë rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen me trajnime, shkollime dhe këshilla.

Në takimet e zhvilluara është diskutuar për mundësitë e mbështetjes me trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe për shërbyesit civilë të MFSK-së, duke pasur parasysh modelin e integruar të MFSK-së që është model i MM të BM.

Delegacioni nga Kosova dhe ai nga Britania konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve për pjesëtarë të FSK – së dhe shërbyesit civilë në MFSK/FSK, duke pasur si objektiv që Kosova të jetë një ofrues i ardhshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe botërore.

Qëllimi i vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes britanike ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të MFSK -së dhe MM të Britanisë së Madhe. Ndërsa theks i veçantë iu kushtua përkrahjes së pjesëmarrjes së njësiteve të FSK -së në misione jashtë vendit nën ombrellën e Forcave të Armatosura britanike nëpërmjet trajnimit dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK- së në akademitë prestigjioze të Britani.

Related posts