
Renditja në Grupin I, Kosova ende me gjasa për kualifikimin historik
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.
Kosova mbetet e parafundit në Grupin I dhe tani ka katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Zvicra prin me 11 pikë, dy më shumë se Rumania dhe tri më shumë se Izraeli.
Duke marrë parasysh renditjen, “Dardanët” janë ende në lojë për të siguruar një kualifikim historik.