970×90
970×90
970×90
970×90

Kosova e përkushtuar të avancojë partneritetin ekonomik me Britaninë e Madhe

Kosova e përkushtuar të avancojë partneritetin ekonomik me Britaninë e Madhe

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe grupi i miqësisë Parlamentare të dyja vendeve është dëshmi e bashkëpunimit reciprok.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takim me grupin e miqësisë Parlamentare Kosovë – Mbretëri e Bashkuar, me anëtarët e Parlamentit, Martin Vickers, udhëheqës i Grupit të Miqësisë, John Grogan, bashkëudhëheqëse i Grupit dhe Ian Paisely.

Haradinaj, i njoftoi parlamentarët me progresin e Kosovës, përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, tërheqjen e investitorëve të huaj, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrugën euroatlantike të saj, duke theksuar se Kosova është e interesuar të zgjeroj partneritetin ekonomik.

“Grupet e miqësisë së mirë në Parlamentet tona, janë bazë e mirë për kultivimin e raporteve të mira dhe partneritetit me Britaninë e Madhe”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke folur për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe duke kërkuar mbështetjen për liberalizmin e vizave, Haradinaj u ka thënë parlamentarëve nga Mbretëria e Bashkuar se me liberalizimin e vizave vendet perëndimore do të kenë më shumë ekonomi dhe më shumë këmbime.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në momentet vendimtare ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën, prandaj populli dhe Republika e Kosovës u janë mirënjohës”, tha Haradinaj, duke kërkuar edhe më tej mbështetjen e shtetit britanik për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe politik.

Haradinaj tha se në Kosovë janë krijuar parakushte për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, dhe në këtë drejtim inkurajoi investitorët e huaj të sjellin investimet e tyre në Kosovë.

Anëtarët e grupit të miqësisë parlamentare Kosovë –  Mbretëri e Bashkuar,  vlerësuan progresin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se do të jenë përkrahës të të gjitha proceseve në Kosovë. /Telegrafi/

Related posts