970×90
970×90

Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë

Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë

Korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete në vitin 1998, e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane dhe e ka cilësuar si lajm të rremë, raporton Gazeta Express.

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.

In the wake of the elections in Kosova, a fake news campaign in various social media involving Albin Kurti and Frankfurter Allgemeine Zeitung is under way. Please note: This article never appeared in FAZ. The quote is fake. pic.twitter.com/HzxiUwH0G5

— Michael Martens (@Andric1961) January 24, 2021

Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova. /Express/

Postimi i Gani Gecit në Facebook

Related posts