970×90
970×90

Çfarë po ndodh? Korea Veriore reagon e zemëruar, kërcënon të tërhiqet nga Samiti me Trump

Çfarë po ndodh? Korea Veriore reagon e zemëruar, kërcënon të tërhiqet nga Samiti me Trump

Koreja Veriore ka thënë se mund të tërhiqet nga nja Samit me Presidentin amerikan, Donald Trump, nëse SHBA’ja insiston që shteti diktatorial të heq dorë nga armët bërthamore.
Takimi midis Trump dhe Kim Jong-Un’it të Koresë Veriore pritet të mbahet me 12 Qershor

Por në një deklaratë me zemërim, zëvendësministri i jashtëm i Koresë Veriore akuzoi SHBA’në se ka bërë deklarata të pamatura dhe se fsheh qëllime të këqia.

Ai drejtoi gishtin sidomos te Këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA’ve, John Bolton.

“Ne nuk fshehim ndjenjën tonë të neverisë për të,” tha Kim Kye-gwan.

Marrëveshja e madhe midis Trump dhe Kim që të takohen erdhi derisa Koreja Veriore tha se është e përkushtuar në denuklearizimin e Gadishullit korean.

Se çfarë saktësisht do të thotë kjo mbetet e paqartë, por Koreja Veriore ka ftuar mediat e huaja që të jenë dëshimtare të ç’aktivizimit të zonës kryesore për testim brenda këtij muaj

Related posts