Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku i jep të drejta formimit të Qeverisë Hoti, do të do të shkaktojë protesta.
Konjufca po thotë se për Lëvizjen Vetëvendosje formimi i Qeverisë Hoti do të jetë e paligjshme dhe se do të përballet me protesta.
“Votimi i qeverisë mund të ndodhë, por për ne nuk do të thotë asgjë, sepse do të konsiderohet e paligjshme dhe shumë shpejt do të përballet me protesta”, është shprehur Konjufca.
Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e bojkotimit të punës së Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje do të insistojë për zgjedhje të reja, duke mos përjashtuar as organizimin e protestave.
“Për herë të parë në historinë e institucioneve të Kosovës që 19 vjet po synohet të formohet një qeveri pa zgjedhje dhe një vjedhje e vullnetit të qytetarëve përmes ‘fiskulturave’ të presidentit Thaçi që Albin Kurtit t’ia zë vendin Avdullah Hoti”, ka thënë Konjufca në T7.
Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit qeverisës, LDK, për shkelje të premtimeve brenda orës, duke thënë se fjalët e kësaj partie ‘i merr era’.