
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ambasadori Agron Bajrami dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë (KPSA), të kryesuar nga Romeo Franz.
Me këtë rast u diskutua, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Kryetari Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.
Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca.