Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e di agjendën e takimit me palën serbe, që do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Kur qeveria nuk e di agjendën, i bie që as qytetarët nuk e dinë, pohoi Konjufca.
“Ky është njëri prej takimeve për të cilin nuk është e tepërt të themi, që është takimi në kuadër të negociateve me Serbinë, ku më së paku do të dihet për agjendën e tij. Kur për agjendën nuk e di as Qeveria e Kosovës, së parku shyqyr që po e kanë sinqeritetin”, tha Konjufca në Debat Plus, transnmeton Gazeta Sinjali.
“Kur Qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë se cilat tema do të diskutohen, i bie që aq më pak mund ta dinë qytetarët”, shtoi ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës, nuk ka mundur që të shkojë e legjitimuar në këtë proces.
Ndryshe, delegacioni i Kosovës që do të marrë pjesë në takimin që mbahet më 4 shtator, tashmë ka mbërritur në SHBA.