970×90
970×90
970×90
970×90

Konjufca: Nuk kam llogari në Twitter, s’mora vendim për reduktim të stafit në ambasada

Konjufca: Nuk kam llogari në Twitter, s’mora vendim për reduktim të stafit në ambasada

Përmes rrjetit social “Twitter” në emër të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, u shpërnda një shkrim që pohonte se ka nënshkruar një Udhëzimin Administrativ për reduktimim e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave.


“Sapo nënshkrova Udhëzimin Administrativ për reduktimim e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave, sepse siç të gjithë e dijmë pothuajse të gjithë të punësuarit në këto poste janë punësime të klanit pronto”, shkruhej në një llogari të hapur në emër të Konjufcës në “Twotter”.

Por ky po del të lajm i pavërtetë, pasi Konjufca përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se ai nuk ka llogari në Twitter, shkruan Reporteri.net.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, ka shkruar Konjufca në Facebook. /Reporteri.net/.

Related posts