970×90
970×90

Konjufca: Haradinaj bëri gabime amatore, po vazhdon politikat e këqija të PDK’së

Konjufca: Haradinaj bëri gabime amatore, po vazhdon politikat e këqija të PDK’së

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, Glauk Konjufca thotë se më meritorja për shkatërrimin e demokracisë dhe themelimit të një rrjeti kriminal të keqpërdorimit të parasë publike në Kosovë është Partia Demokratike e Kosovës.

“Kontributin më të madh për mbytjen e demokracisë e ka PDK’ja sepse udhëheq prej vitit 2007’, tha Konjufca në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Tutje, ai mendon se këto politika po vazhdohen nga kryeministri aktual, kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj po surfon në një rrjet që e ka gjet të gatshëm”, tha Konjufca.

Thotë se i pari i qeverisë ka dy shtylla kryesore ‘vullnet me energji’ me të cilat sipas tij ka tentuar të krijojë imazhin e tij.

Por, sipas Konjufcës qysh me ardhjen në ekzekutiv, Haradinaj ka bërë gabime të pafalshme.

“Sapo ka ardhur në qeverisje ka bërë gabime aq amatoreske të cilat nuk i bën një njeri që ka qenë më parë kryeministër qoftë për 100 ditë”, tha Konjufca, duke kujtuar kohën kur Haradinaj nënshkroi një letër lidhur me veteranët drejtuar organeve të drejtësisë dhe se largoi nga bina një grua e cila tha se ishte mbesa e Mehmet Pashë Derallës.

Related posts