
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje (VV) ka thënë se gjuhën që e përdor kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Lumir Abdixhiku, askush në Kosovë nuk e kupton.
Zyrtari i VV’së, Konjfuca ka ka komentuar një deklaratë të Lumir Abdixhikut, tashmë kryetar i LDK’së rreth bashkimit kombëtar dhe zhbërjes së shtetit.
“Përmes kësaj gjuhe kënd po e targeton. Kujt po i drejtohesh. Gjuhën e Lumir Abdixhikut kurrkush në Kosovë nuk e kupton”, ka thënë ai në Rubikon.
Tutje ai ka thënë se rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë nuk ka të bëjë me zhbërje të shtetësisë të Kosovës
“Abdixhiku thotë s’duhet. Këtë se merr vesh askush, ose shumë pak. Rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë nuk ka të bëjë me zhbërje të shtetësisë të Kosovës”, shton Konjufca.