
Unikkatil do të mbajë koncert në Mitrovicë më datën 27 të këtij muaji.
Reperi i njohur Unikkatil më datë 27 korrik do të mbajë koncert në qytetin e Mitrovicës dhe pjesëmarrjen e ka konfirmuar vetë së fundmi, shkruan lajmi.net.
Përveç atyre të pranishëm do të jenë edhe tre emra të njohur të estradës dhe ndër më të komentuarit së fundmi, Loredana Zefi, Mozzik e Getinjo.
Kjo u bë e ditur nga organizatorët e koncertit dhe fansat mezi po presin që të shkojnë për t’i dëgjuar. Kjo vihet re nga interesimi i madh i tyre dhe publikimi i fotos së koncertit në Instagram./