Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim vogëlushin i cili e dorëzoi në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, e ka falënderuar vogëlushin për aktin e tij , duke e shpërblyer me mbulimin e shpenzimeve për vitin e ri shkollor.
“Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 12 vjeçari, dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro.