Qytetarët e Prishtinës nuk janë të obliguar që të paguajnë faturat e lëshuara për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të faqes “Kryeqyteti Prishtina”, të postuar në rrjetin social në Facebook.
Sipas këtij njoftimi thuhet se nga tani e tutje pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.
“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në postim.