970×90
970×90

Komuna e Prishtinës ndanë 20 mijë € më shumë se vitin e kaluar për dekorim të qytetit

Komuna e Prishtinës ndanë 20 mijë € më shumë se vitin e kaluar për dekorim të qytetit

Si çdo herë, dhjetori është muaji që pritet me më së shumti gëzim nga të gjithë njerëzit.

Në këtë muaj të fundit të vitit, qytetet në mbarë botën marrin pamje tjetër, duke u bërë gati për të pritur festat që shënojnë përfundimin e vitit, shkruan Indeksonline.

Përjashtim padyshim që nuk bën as kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për të cilin çdo vit ndahen mijëra euro për ta dekoruar.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur për Indeksonline se edhe këtë vit është ndarë një shumë e madhe për dekorimin e kryeqytetit.

Mirëpo, për dallim nga viti i kaluar, kësaj radhe janë ndarë 20 mijë euro më shumë.

“Këtë vit, buxheti i ndarë për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit është 75.000 euro, por nuk do të thotë se do të shpenzohet i tëri. Në vitin 2017, ky buxhet ka qenë rreth 55.000 euro, por nuk është dekoruar sheshi “Adem Jashari”. Këtë vit është paraparë edhe dekorimi i këtij sheshi, dhe rrjedhimisht kemi edhe dallim në çmim”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

E këtë vit ka diçka më ndryshe se viteve të kaluara sa i përket dekorimit me drita për fund të vitit. Sipas komunës, janë disa rrugë shtesë që këtë vit do të dekorohen për herë të parë.

“Nga ana e Komunës së Prishtinës do të dekorohen sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Nënë Tereza’, ‘Adem Jashari’ dhe ‘Zahir Pajaziti’. Derisa, në të njëjtën kohë, do të ketë edhe dekorime nëpër rrugë të tjera të qytetit, nga kompani të ndryshme”, thuhet tutje në përgjigjen e Komunës.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës kishte filluar dekorimin e rrugëve më 29 nëntor.

Tradita e dekorimit të kryeqytetit vazhdon me ndezjen e dritave në shesh nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjë kjo e cila vitin e kaluar është bërë me datën 11 dhjetor.

Por, për dallim nga kryeqyteti i Kosovës, ai i Shqipërisë, Tirana tashmë është dekoruar dhe pema e fundvitit është ndezur nga i pari i komunës, Erion Veliaj.

Related posts