![Komuna e Prishtinës i’a vendosë një rruge emrin, Xhim Xhema](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/01/1D8844F3-B947-42F4-8A40-3C8821FC24EB.jpeg)
Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndryshimin e emrit të rrugës A, duke emëruar atë me ermin e heroit Xhim Xhema.
Propozimin për ndryshimin e emrit e bëri kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se Xhema është një hero kombëtar i kohërave tona moderne.
“Desha të propozoj emërimin e rrugës A në emër të heroit tonë Xhim Xhema. Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoftë si Xhim Xhema”, tha Rama.
Ky propozim mori 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.