![Komuna e Malishevës: Numri i të helmuarve është rritur në 158](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8696.jpeg)
Numri i të helmuarve nga një lokal i ushqimit në Malishevë ka arritur në 158.
Përmes një njoftimi, nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se situata është nën kontroll, përcjell teve1.info
“Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, pronari i lokalit K.SH. është dërguar në mbajtje, teksa Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.