970×90
970×90
970×90
970×90

Komuna e Junikut, shpallet edhe një herë Komuna me performancën më të mirë në Kosovë

Komuna e Junikut, shpallet edhe një herë Komuna me performancën më të mirë në Kosovë

Komuna e Junikut, e cila drejtohet nga Agron Kuçi të premten është konfirmuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal si komuna me performancën më të mirë në Kosovë për dy vite më radhë 2016, 2017, e audituar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari në qeverisje lokale në Republikën e Kosovës në shumë segmente të jetës publike, në veçanti ‘Komuna me performancën më të mirë në Kosovë për dy vite me radhë 2016, 2017”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Ai ka pohuar se ndonëse Komuna e Junikut është themeluar në procesin e decentralizimit, duhet të jetë prioritet i Qeverisë Haradinaj për shumë arsye. “Për të kaluarën e lavdishme kombëtare shqiptare, punës shumë të suksesshme të saj dhe mundësive të shkëlqyera natyrore për zhvillim të turizmit, njëkohësisht dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, në veçanti USAID-it Amerikan, që prej dhjetë viteve nga themelimi i komunave të komunitetit serb, që kanë përkrahjen e parezervë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, kjo përkrahje i mungoj komunës së Junikut”, ka shkruar Kuçi, i cili nuk i ka harruar ata që kontribuuan në sukseset e Komunës së Junikut.

“Mirënjohje dhe falënderim për bashkëqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorët dhe miqtë, vendorë e ndërkombëtarë, Komuna të Kosovës, MAPL dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kuçi.

Fotografia e Agron Kuçi

Fotografia e Agron Kuçi

Fotografia e Agron Kuçi

Related posts