Komuna e Junikut ka njoftuar se është kthyer në finalistët e Grantit të Performancës, shkruan Gazeta Projekti.
Ky sukses i Komunës së Junikut është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e saj. Përfitimi i grantit të performancës me vlerë prej 85,553.78 euro tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e administratës komunale në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e kritereve të vendosura.
Pauza prej disa vitesh për të qenë pjesë e finalistëve dhe rikthimi këtë vit është një shembull i qartë se me strategji të mirë dhe angazhim të vazhdueshëm, është e mundur të arrihen rezultate pozitive. Kjo shumë e siguruar mund të përdoret për projekte që përmirësojnë infrastrukturën lokale, arsimin, shëndetësinë dhe fusha të tjera të rëndësishme për banorët e Junikut.
Lajmi i plotë: