![Komuna e Junikut në afat rekord pastron të gjitha rrugët lokale](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/01/7502C4F3-90DC-4229-8673-6130D56C85D4.jpeg)
Komuna e Junikut përmes një komunikate për media ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në këtë komunë pas të reshurave të borës. Transmeton GazetaProjekti.
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Junikut, se pas të reshurave të borës gjatë ditës së sotme komuna e Junikut, drejtoria për shërbime publike është mobilizuar dhe me ndihmën e zjarrfikësve kenë arritur që të pastrojmë të gjitha rrugët lokale në komunën tonë.
Komuna e Junikut do të jetë pranë qytetarëve të sajë edhe në ditët në vazhdim ku sipas parashikimeve të motit pritet të ketë te reshura të borë edhe në ditët në vazhdim.
Gjithashtu apelojmë qytetarët që vozisin mjete motorike që të rrisin kujdesin për shkak të ngricave që po e përcjellin motin këto ditë. Përfundon komunikata.