Komuna e Junikut me një shkresë publike ju ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në masat parandaluese ndaj koronavirusit në strategjinë e Qeverisë së Kosovë, të përfshihet edhe Komuna e Junikut, krejt kjo për shkake se kjo Komunë tashme është mobilizuar për parandalimin e virusit korona, por, është duke hasur në vështirësi për shkak se mungojnë paisje për qendrën shëndetësore, stacionin policorë dhe zjarrëfikësve,
FTESË PUBLIKE
Shumë i nderuar, Kryeminister Kurti!
Të gjithë jemi të vetëjshëm për pandemin CORONA Virusi COVID-19 i cila po na sfidon të gjithëve, qeverinë qendrore dhe qeveritë komunale të Kosovës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë bashkë me stafin shëndetēsor, policinë, zjarrfikësit dhe shumë vullnetar në mbrojtje të shëndetit të qytetarit dhe vendit tonë të shtrenjtë e të dashur. Komuna e Junikut është e mobilizuar dhe e përkushtuar në mbrojtje të këtyre vlerave, por në pamundësi të kapaciteteve financiare ju bënë kerkesē publike që në hartën e strategjisë për masa preventive të përfshihet dhe Komuna e Junikut.
Kërkojmë nga ju reflektim dhe furnizim urgjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Administratës Komunale, Stacionit Policor dhe Zjarrëfikësëve me mjete mbrojtëse ndaj Virusit COVID-19 në mënyrë që shërbimi i tyre ndaj qytetarëve të vazhdoj normalisht, furnizim të mjaftueshëm me barna esenciale për QKMF-në dhe ushqim për skamnorët.
Komuna e Junikut vazhdon të jetë e fokusuar në masat preventive andaj kërkojmë mbështetjen tuaj me qëllim që këto masa të rezultojnë efektshëm.
Shkatërrimi i virusit është shkëputja e zingjirit bartës/ preventiva.
Të bashkuar për Junikun, Kosovën !
Albin Kurti @arbenvitia
#PaPanik
#MeKujdesTëShtuar
_________________
Komuna Junik