970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Komuna e Junikut i reagon Institutit GAP: Njoftimet e juaja janë jo të sakta dhe po manipulojnë opinionin publik

Komuna e Junikut i reagon Institutit GAP: Njoftimet e juaja janë jo të sakta dhe po manipulojnë opinionin publik

Komuna e Junikut nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar në lidhje me një njoftim të Institutit GAP i cili në raportin “Letërnjoftimi i Komunave”, ka cilësuar këtë Komunë se nuk i  ka realizuar mjaftueshëm premtimet elektorale, transmeton Gazeta Projekti.

Komuna e Junikut në këtë reagim thotë se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP nuk janë relevante dhe të konfirmuara nga komuna e Junikut, pasi që komuna e Junikut që nga viti 2014 ka ngrirë çdo lloj bashkëpunimi me Institutin GAP, si pasojë e tendencës nga ky Institut për të manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. 

Komunikata e plotë nga Komuna e Junikut

Komuna e Junikut përmes këtij reagimi lidhur me prezantimin e Raportit nga Instituti GAP për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 përmes platformës “Letërnjoftimi i Komunave” njofton qytetarët, mediat dhe institucionet tjera joqeveritare se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP nuk janë relevante dhe të konfirmuara nga komuna e Junikut, pasi që komuna e Junikut që nga viti 2014 ka ngrirë çdo lloj bashkëpunimi me Institutin GAP, si pasojë e tendencës nga ky Institut për të manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. 

Rikujtojmë që ky Institut ka publikuar të dhëna jo të sakta për Komunën e Junikut, si rezultat ku përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, shtrembërimit të fakteve dhe tendencës për mashtrimin e opinionit publik ka dëmtuar imazhin e Komunës së Junikut.  

Komuna e Junikut vazhdon të jetë e vendosur dhe të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi derisa Instituti GAP të kërkoj falje publike për publikimin e të dhënave të pa vërteta dhe të pa konfirmuara nga komuna e Junikut gjatë këtyre viteve. 

Instituti GAP

________________

Komuna e Junikut

Related posts