![Komuna e Gjilanit të premten shkarkon kryesuesin e Kuvendit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/3B10CBB5-D082-4A53-AFAF-3D7B08DDC226.jpeg)
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të premten do të mbahen të seanca të jashtëzakonshme. Seanca e cila do të mbahet nga ora 11:00, në rend të ditës e ka pikërisht shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadiku i cili vjen nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kuvendi Komunal mban të premten dy seanca të jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban të premten (30.06.2023) dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë mbahet nga ora 10:00 dhe në rend dite është: Miratimi i KAB 2024-2026,
Seanca e dytë mbahet nga ora 11:00 dhe në rend dite është: Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit.”
Sot u shkarkuar edhe kryesuesi i Komiunës së Prishtinës z. Fehmi Kupina
Ndryshe, Nacionale kishte raportuar se opozita në Gjilan i kishte mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryesuesit Sadiku.