970×90
970×90

Komuna e Drenasit sqarohet rreth Labinot Grudës, i cili u arrestua për zhdukjen e 2 milionë eurove nga “Thesari i Shtetit”

Komuna e Drenasit sqarohet rreth Labinot Grudës, i cili u arrestua për zhdukjen e 2 milionë eurove nga “Thesari i Shtetit”

Është arrestuar zyrtari i “Thesarit të Shtetit”, Labinot Gruda, për avullimin e 2 milionë eurove, e për këtë ka njoftuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ndërsa tani ka reaguar Komuna e Drenasit.

Përmes një sqarimi, ata thonë se janë shqetësuar për arrestimin e tij. Ndër të tjerash aty thuhet se është e vërtetë se Gruda ka qenë i emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, më 7.2.2018 dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri më 14.11.2018, shkruan Gazeta Sinjali.

U tha se Labinot Gruda është anëtar i PDK-së, pasi ai u pa në një fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ndërsa për këtë gjë thonë se është e pavend.

Njoftimi i plotë i Komunës së Drenasit:

Sqarim nga Komuna e Drenasit rreth rastit Gruda

Lajmi i sotëm, se ish zyrtar i Komunës së Drenasit, z. Labinot Gruda, është paraburgosur, na ka shqetësuar pa masë.

E vërtetë se Z. Gruda, ka qenë i emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, më 7.2.2018 dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri më 14.11.2018.

Largimi i tij, ashtu si emërimi i tij, në krye të departamentit, është bërë publik. Arsyet e largimit të tij nga posti i Drejtorit, edhe zyrtarisht, ka qenë “për arsye personale”.

Fotografia e sotme e publikuar në media se z. Gruda është kuadër i PDK-së, duke u ilustruar me foton e Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, është e pavend. Fotografia e tij krah kryetarit, është bërë gjatë dëgjimeve buxhetore me qytetarët, derisa z. Gruda ishte në krye të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet e Financa

Prandaj, identifikimi i tij me komunën e Drenasit dhe përkatësinë partiake është plotësisht e pavend. Angazhimi i tij në krye të Drejtorisë, ishte për arsye të përvojës, aspekteve profesionale dhe rekomandime për përvojën e tij në Ministri të Financave.

Lirimi i z. Gruda është bërë me kërkesë të tij dhe është kthyer në Ministri të Financave. Nga kjo ditë, ai nuk ka pasur asnjë ndikim as qasje në Drejtorinë për Buxhet e Financa.

Me nderime,

Zyra e komunikimit

Related posts