970×90
970×90

Kompanitë ankohen për tenderin milionësh “Tregu i ri i qytetit” në Prishtinë (DOKUMENT)

Kompanitë ankohen për tenderin milionësh “Tregu i ri i qytetit” në Prishtinë (DOKUMENT)

Buxheti i komunës së Prishtinës për vitin 2021 pritet të jetë 85 milionë euro, shkruan Gazeta Projekti.

Janë një numër i madh i projekteve që Komuna i ka futur në prokurim gjatë këtij viti, por që është dashur t’i bartë në planin për investime kapitale të vitit 2021.

Ndër projektet e shumta është edhe ai i Tregut të qytetit (Qarshia e vjetër), ky projekt është tenderuar në vitin 2020, por punimet pritet të fillojnë në vitin 2021.

Kompanitë “Rexha” Sh.P.K “Arhiko ing” O.P dhe “Euroing” Sh.P.K kanë fituar tenderin për ndërtimin e këtij Tregu.

Cmimi për ndërtimin e Tregut të Ri është as më pak e as më shumë se 4.310.782.86 €.

Por, me ndarjen e tenderit për këto kompani, nuk pajtohet konverciumi PE-VLA-KU” Sh.P.K & “JOOS & KRASNIQI-BAZE” SH.P.K.

Kompania PE-VLA-KU” Sh.P.K kishte dërguar kërkesë për rishqyrtim të kontratës tek Autoriteti Kontraktues dhe të njëjtit kanë refuzuar këtë kërkesë me arsyetim si “kërkesë e pa bazuar”.

“Autoriteti Kontraktues: Komuna e Prishtinës me datën 02.02.2021 ka kthyer Vendimin e tij me te cilin e ka refuzuar kërkesën tonë si të pa bazuar. Duam ta theksojmë se Autoriteti Kontraktues vendimin e tij për refuzimin si te pa bazuar të kërkesës tonë për rishqyrtim e ka kthyer brenda 24 orëve, gjë që lë shumë për të dyshuar se Autoriteti Kontraktues e ka shqyrtuar ose lexuar  kërkesën tonë.” – thuhet në ankesën e kësaj kompanie.

Kompania PE-VLA-KU” Sh.P.K pretendon se Autoriteti Kontraktues ka shkelur dispozitat si në vijim:

“Barazia në Trajtim/ Jo Diskriminim, dosja e tenderit, specifikimet Teknike, njoftimi i kritereve te përzgjedhjes, dispozitat e Përgjithshme mbi Përzgjedhjen e Pjesëmarrësve dhe dhënien e kontratës, ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve, gjendja Ekonomike dhe Financiare e Operatorit, aftësia Teknike dhe Profesionale 0, standardet për Sigurimin e Cilësisë, grupet e Operatoreve Ekonomik dhe Operatoret e Huaj Ekonomik, dokumentacioni dhe Informacioni Shtese”

Në raportin e vlerësimit të tenderëve, komisioni ka vlerësuar se  kompnania “PE-VLA-KU” Sh.P.K & “JOOS & KRASNIQI-BAZE” SH.P.K plotëson kushtet për të realizuar projektin “Tregu i ri i qytetit”.

Në bazë të këtij vendimi, kompanisë në fjalë i jepet e drejta për të filluar një ndër projektet madhore që do të realizohen në Prishtinë.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Projekti, vendimi është marrë në janar të këtij viti.

Deri tani as Komuna e Prishtinës e as Autoriteti Kontraktues nuk kanë reaguar zyrtarisht rreth kësaj ankese.

Kujtojmë se Tregu i Ri i Qytetit, do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës./GAZETA PROJEKTI/

 

 

Related posts