970×90
970×90

Kompania IPKO godet qytetarët e Kosovës, i shtrenjeton thirrjet telefonike

Kompania IPKO godet qytetarët e Kosovës, i shtrenjeton thirrjet telefonike

Kohët e fundit kosovarët po përballen me rritje të çmimeve në çdo sektor.

Nga rritja e çmimit konsumatorët e vet nuk po i kursen as kompania telefonike “Ipko”, e cila ka vendosur që për 3 cent ta rrisë çmimin e telefonatave.

Kjo kompani për këtë vendim ka vendosur që konsumatorët e vet t`i njoftojë vetëm përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, por jo edhe me sms.

Ndryshe, tarifa me rritje do të fillojë nga 3 prilli, ku nga 0.15eur/min  do të paguajnë 0.18eur/min.

Kosovarët ditë të fundit kanë protestuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga ka 6.85 cent ndërsa me vendimin e ri kush hargjon mbi 800kw do të pagujë 12.5 cent.

Related posts