970×90
970×90

Kompania “Cima-Construction”, ndanë 25 mijë euro për Ushtrinë e Kosovës

Kompania “Cima-Construction”, ndanë 25 mijë euro për Ushtrinë e Kosovës

Kompania e suksesit “Cima-Construction e cila udhëhiqet nga familja Kabashi, ka njoftuar se ka ndarë 25.000 euro për Fondin e Sigurisë, shkruan Gazeta Projekti.

Për lajmin ka njoftuar pronari i kompanisë, Arsim Kabashi.

Fondi i Sigurisë i cili u inicuat sot nga kryeministri Albin Kurti ka për qëllim që mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës.

Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria

Lajmi i plotë nga kryeministri Kurti:

Themeluam Fondin e Sigurisë

Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Related posts