Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban sot mbledhjen e radhës.
Përgjatë kësaj mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën, transmeton Indeksonline.
Mbledhja zhvillohet në sallën N 302, me fillim nga ora 13:00.