Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas takimeve që pati në Munih e Bruksel.
Ai do të aterojë sot në Prishtinë, pikërisht në 12-vjetorin e Pavarësisë.
Ndërsa, tashmë është bërë me dije edhe agjenda e tij.
Në orën 16:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.
Ndërsa në orën 18:00, presidenti Thaçi organizon pritjen shtetërore për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen “Nënë Tereza” – Salla Kulturore “Bogdanpolis”