970×90
970×90
970×90
970×90

Komandant Malisheva i dënuari me burg publikon emrat e personave që ia përcjellin familjet grupit në Kosovë

Komandant Malisheva i dënuari me burg publikon emrat e personave që ia përcjellin familjet grupit në Kosovë

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka shkruar një letër publike, të cilën thotë se ua adreson mediave, e përmes të cilës ka kërcënuar AKI’në dhe Policinë e Kosovës.

Komandant Malisheva, në këtë letër të cilën e ka shoqëruar edhe me një foto nga burgu, thirret në emër të Grupit të Kumanovës, dhe u drejtohet me emër e mbiemër një grupi të zyrtarëve të lartë të AKI’së, nga të cilët kërkon që të mos ua vëzhgojnë familjet. Muhameti është vëllai i Alban Krasniqit, i cili është bashkëshorti i deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu.

“Në emër te Grupit të Kumanovës, i bej apel Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhunit, Zëvendedrejtorit të AKI-se, Latif Merovcit dhe U.D te Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexhës, që të paktën mos të na dëmtojnë përmes metodave të ulëta, siç janë vazhgimi i faniljave tona, miqeve dhe te njohurve! Anuloni urdhërat për vëzhgim e përgjim, sepse në të kundëtën, ashtu siç nuk po e bejnë familejt tona dhe femijet tane gjumin qetesisht, as familjet e juaja nuk do te bejne gjume te rehatshem ne Kosove”, thuhet në reagimin e komandant Malishëves.

Përveç kërcënimit, Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, bën ndoshta edhe një vepër tjetër të ndaluar me ligjet në Kosovë, pra zbulimin e emrave të disa agjentëve të shërbimit sekret kosovar.

Ndërsa në fund të kësaj letre, Krasniqi, nxjerrë një detaj tjetër, duke thënë se Beteja e Kumanovës ishte projekt amerikan për të ndaluar ndikimin rus në Maqedoni.
E rreth kësaj cështje ka reaguar edhe policia e Kosovës. Këta të funidt përmes një reagimi thotë se nuk kanë bërë asnjë përgjim pa poseduar urdhëresë nga organet e drejtësisë.

Nga policia thonë se nuk është ndërmarr asnjë aktivitet, veprim, masë, apo kryerje e asnjë përgjimi i personave apo familjarëve në rastin e ashtuquajtur të grupit Kumanova.

“Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës janë kredibile, në zbatim të ligjit dhe në respektimin e plotë të të drejtave themelore të njeriut, ku të gjitha veprimet ndermirën komfor autorizimeve ligjore dhe kushtetuese. Po ashtu, Policia e Kosovës në asnjë rast të vetëm nuk bënë përgjime ndaj askujt, pa poseduar urdhëresë të organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të PK-së:

Duke e njohur dhe respektuar të drejtën e çdo personi për t’u shprehur dhe deklaruar, Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, reagon ndaj shkrimit të publikuar në portalin “botapress.info” të titulluar. “Skandaloze: AKI e Policia e Kosovës përgjon familjet e Grupit të Kumanovës, ja reagimi i Komandant Malishevës! ” dhe sqaron si në vijim:

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës janë kredibile, në zbatim të ligjit dhe në respektimin e plotë të të drejtave themelore të njeriut, ku të gjitha veprimet ndërmirren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Po ashtu, Policia e Kosovës në asnjë rast të vetëm nuk bënë përgjime ndaj askujt, pa poseduar urdheresë të organeve të drejtesisë.

Ndërsa për hirë të sqarimit dhe demantimit të këtij shkrimi jo të drejtë, njoftojmë se nuk është ndermarr asnjë aktivitet, veprim, masë, apo kryerje e asnjë përgjimi i personave apo familjarëve në rastin e ashtuquajtur të grupit Kumanova, siç potencohet në shkrimin e publikuar.

Sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet vetëm në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithëherë bazuar në urdhra të ligjshëm të Gjykatës kompetente.
Angazhimi dhe përkushtimi i institucioneve të sigurisë së RKS-së do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve ndaj tyre, dhe në asnjë rrethanë pretendimet si këto nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin e madh institucional për t’i shërbyer vendit.

Policia e Kosovës në bashkërëndim me institucionet tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve ligjore dhe kushtetuese, prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejtë dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme.

Më poshtë lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje letrën e Muhamet Krasniqit, nga Grupi i Kumanovës:

APEL PUBLIK

per mediat e shkruara dhe elektronike

Ne emer te Grupit te Kumanoves, i bej apel Drejtorit te AKI-se, z. Shpend Maxhunit, Zevendedrejtorit te AKI-se, Latif Merovcit dhe U.D te Drejtorit te Policise se Kosoves, Naim Rexhes, qe te pakten mos te na demtojne permes metodave te uleta, sic jane vazhgimi i faniljave tona, miqeve dhe te njohurve!

Anuloni urdherat per vezhgim e pergjim, sepse ne te kunderten, ashtu sc nuk po e bejne familejt tona dhe femijet tane gjumin qetesisht, as familjet e juaja nuk do te bejne gjume te rehatshem ne Kosove.

Aty ku shteti demton qytetaret e vet, vjen ne shprehje Kanuni me ligjet e veta!
Apeli vlen per shume punetore zyrtar te AKI-se, por une vetem emrat e disave po i publikoj;
– Bardhyl Jashari
– Njomza Krasniqi
– Sharr Haraqija Drejtor ne Prishtine
– Lulzim Loshi
– Arsim Ibrahimi Drejtor ne Peje
– Visar Shala Drejtor ne Prizren
Pastaj, apeli shkon edhe per bashkepunetoret dhe spiunat aktiv te AKI dhe Policise se Kosoves, neper rrjete sociale;
– Kadri Sylejmanin
– Agron Temajn dhe te gjithe rrjetin e tyre te spiuneve…

Ne Grupi i Kumanoves, jemi pjese e projektit amerikan per ndaljen e ndikimit rus ne Maqedoni. Andaj ka kush merret me neve dhe ka kush na vlereson!
Sinqersisht mos luani me ndjenjat tona dhe me familjet tona, se ne te kunderten nuk do te jeni as ju me familjet tuaja te qete ne Kosove!

Related posts