970×90
970×90

Komandant “Kobra”: Këto janë dyshimet e mia për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Komandant “Kobra”: Këto janë dyshimet e mia për vrasjen e Ahmet Krasniqit


Naser Vllasi- Ish-komandant i njësisë “Kobra” të UÇK-së ka folur për vrasjen e ish-ministrit Ahmeti Krasniqi.


Ai thotë se dyshon në se dyshon në tre faktorë që ndikuan në vrasjen e Krasniqit, ndërsa shton se këto vrasje të larta nuk arrihen pa ndihmën e ndonjë shteti, shkruan Reporteri.net.

“Nga kandi im kam dyshuar se tre faktorë janë: faktori brenda që futet të ne që ndodh, faktori kryesorë Beogradi që ka planë ta hek një njeri të madh si Ahmeti dhe faktori tjetër një pjesë e LPK-së se edhe ajo ka qenë e thyer në dy pjesë”, ka thënë “Kobra”.

Ai ka treguar se si e ka mësuar lajmin për vrasjen e Krasniqit.

“Momentin kur u vra Ahmet Krasniqi kam qenë në shtëpinë numër 2 afër Vilës së Azem Hajdarit. Kanë qenë orët e vona të 21 shtatorit dhe brenda shtabeve ishim të veshur në uniformë, dhe në momentin që hynë Mehdi Maloku një ushtarak nga Llapi e morëm lajmin. Ishte tronditje e madhe midis Tiranes me u vra ministri. Në atë moment m’u ka blloku truni”, ka deklaruar “Kobra” për Dukagjini.

I pyetur se a ka pasur mbrojtje Ahmet Krasniqi komandant “Kobra” ka thënë se po.

“Ahmet Krasniqi nuk i ka pasur askujt borxh. Sa e di ka pas mbrojtje, por natën e vrasjes së tij dështoi mbrojtja e tij”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Related posts