970×90
970×90

Koha kur Fero e cilësonte Unikkatilin si “Mbret i hip-hopit shqiptar”

Koha kur Fero e cilësonte Unikkatilin si “Mbret i hip-hopit shqiptar”

Projekti i fundit i Unikkatilit ku u cilësua si “diss” ktheu vëmendjen tek rep-artisti Fero.

Pas publikimit të këngës nga ana e Unikkatilit, Fero nuk u ndal me reagime, sharje e fyerje drejtuar reperit.

Përveç këtyre Fero lansoi edhe një këngë ku pati mesazhe drejtuar Unikkatilit.

Por para pesë vitesh Fero kishte një mendim tjetër lidhur me Unikkatilin, ku e cilësonte edhe si mbret i hip-hopit.

Në rubrikën “Kë zgjedh” në emisionin “Mirage” në vitin 2017, Fero u pyet për mbretin e Hip-Hopit shqiptar ku u detyrua të zgjedh në mes Unikkatilit dhe Ghetto Gesay.

“…Për sa i përket muzikës për krejt fansat e vet është Unikkatili, por unë mendoj që të dy, të dy janë mbreta të repit”, ishte përgjigjja e tij.

Related posts